Kosova ka siguruar ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve. “Dardanët” triumfuan 1-3 ndaj Islandës në transfertë, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 5-2, pas fitores 2-1 në takimin e parë.

Vedat Muriqi ishte i pandalshëm në këtë përballje, pasi realizoi tripletë golash në minutat 35, 48 dhe 79-të. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Oskarsson në minutën e 2-të.  

Sukses historik për Kosovën, që ngjitet për herë të parë në Ligën B, duke bërë një arritje të madhe.

Kujtojmë se ndeshja u luajt në Spanjë, për shkak se në këtë periudhë të vitit në Islandë temperaturat janë shumë të ulëta për një ndeshje futbolli. /tvklan.al