Qendrat tregtare dhe restorantet mbyllen në orën 21:00

Pas rritjes së ndjeshme të të prekurve me Covid-19 në Kosovë është mbledhur Komiteti për Vlerësimin e Situatës me Pandeminë ku janë propozuar masa të reja. Qendrave tregtare u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, gjithashtu edhe gastronomisë, pos shërbimit merr me vete.

Ndërsa pritet reduktim i stafit në nivel qendror dhe lokal, si dhe pezullohen seminaret. Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 60 vjeç lirohen të paraqiten në punë.

Ligjëratat në fakultet do të mbahen online, kurse provimet dhe ushtrimet sipas rekomandimeve. Institucionet që do të zhvillojnë punën me kapacitete të plota janë të shëndetësisë dhe sigurisë.

Klan Plus