Trajtohen 5 pacientët e parë të infektuar me Covid

Kadri Manaj nga Istogu ka dy javë që ka rezultuar pozitiv në Covid-19. Ai fillimisht është trajtuar në spitalin rajonal të Pejës por me t’iu keqësuar gjendja shëndetësore është transferuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Infektologu Salih Ahmeti bashkë me ekipen e tij ka vendosur që pos terapive të tjera ta trajtoj atë edhe me plazmën e gjakut të pacientëve që tashmë e kanë kaluar Covid-19.

Ndërsa gjendja e tij është përmirësuar dukshëm. Njësoj është vepruar edhe me Florian Shkolollin, mjek specialist në QKUK.

Infektologu Salih Ahmeti ka bërë të ditur se aktualisht janë 5 pacientë që janë duke i trajtuar me këtë metodë.

Në fillim të muajit Shkurt autoritetet shëndetësore kanë miratuar një udhëzues përmes së cilit lejohet trajtimi me plazmën kovalescente si terapi mbështetëse për pacientët me koronavirus.

Krahas këtij trajtimi, ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar se deri në fund të këtij muaji do të arrijnë edhe dozat e para të vaksinës anti-covid.

Tv Klan