Kosova të premten do të bëhet bëhet zyrtarisht me ushtri. Lajmi vjen nga

“Washington Post”

që raporton se parlamenti i Kosovës do të kalojë të premten 3 ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas prestigjiozes amerikane, nisma për themelimin e ushtrisë pritet të kalojë lehtësisht në parlamentin me 120 deputetë.

I pyetur nga “

Associated Press”

, kryeministri Ramush Haradinaj nënvizoi se ushtria do ta bënte Kosovën një vend që siguron paqen, jo vetëm që përfiton prej saj.

Ramush Haradinaj:

Nuk mund të jesh i sigurt, nuk mund të ndihmosh në paqen dhe stabilitetin e botës pa qenë në paqe me vetveten, pa pasur ushtrinë tënde.

Nga ana tjetër mediat amerikane raportojnë se për Serbinë ushtria e re mund të rrezikojë stabilitetin në rajon. Por Prishtina gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, siç ka theksuar shpesh edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Për ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, do të ishte “një proces i gjatë, i qëndrueshëm”.

Tv Klan