Kosova një vit nga bombardimet (speciale) – (24 Mars 2000)


Kosova një vit nga bombardimet (speciale) – (24 Mars 2000)

21:21 24/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kosova pengu historik i shqiptarëve e ka nisur vitin 2000 nën administrimin e OKB-së. Bernard Kushner quhet francezi i cili udhëheq krahinën e trazuar. Askujt deri një vit më parë në orën 20:00, të datës 24 Mars 1999, kur bombat e para të Natos ranë mbi Novisad të Jugosllavisë. Solana dhe më pas Klinton ishin ata që ligjëruan botërisht ndërhyrjen ajrore të Natos në territoret e Millosheviçit. Por përpara se të vinte lufta ishin përpjekjet diplomacia nga njëra anë dhe dhuna serbe, masakrat ndaj kosovarëve nga ana tjetër.

16 Janari 1999 daton masakrën e Raçakut dhe Rugovës, të cilën Wolker ish-shefi i misionit të OSBE-së në krahinë, ja përplasi botës që ende mërmëriste për zgjidhje diplomatike e rrugë paqësore. Më tej një Rambuje e përpëlitur sërisht mes tavolinave zyrtare e thirrjes kosovare për ndihmë dhe gjithçka u finalizua kur Uesli Klark dha urdhërin e sulmeve ajrore në ish-Jogosllavi.

E ndërsa shiu i bombave të Natos trondiste Millosheviçin në shqipëri mbrritën refugjatët e parë nga Kosova. Kukësi dhe Tirana u bënë pikat e para të mbrritjes së refugjatëve të ardhur.

Traktorët me refugjatë nuk kanë fund në pikën kufitare të Morinës. Historitë e të ardhurve janë të mbushura me dhimbje dhe plagë. Këta refugjatë të ilët po kalojnë kufirin vijnë kryesisht nga Hasi i Kosovës, Gjakova dhe Prizëreni. Por sipas dëshmive të tyre ushtarakët dhe araushtarakët sllavë po i kushtojnë më shumë rëndësi dëbimit të kosovarëve nga vatrat e tyre. Spastrimi etnik është tashmë objektivi i tyre kryesor./tvklan.al

Gazetar – Mirela Milori, Eduart Frangaj

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi