Nuk do të kërkohet analiza e tamponit

Qytetarëve të Shqipërisë nuk do t’iu kërkohet testi negativ i Covid-19 për të hyrë në Kosovë. Gjithashtu edhe qytetarët e Kosovës, të cilët pushojnë në Shqipëri, nuk do të kenë nevojë për vetëizolim për një javë.

Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme ka vendosur që t’u kërkohet testi të gjithë qytetarëve të vendeve të rajonit si masë reciprociteti. Derisa Shqipëria nuk u kërkon teste negative qytetarëve të Kosovës, kjo nënkupton që as Kosova nuk do t’u kërkojë asnjë dëshmi qytetarëve të Shqipërisë.

Për t’u sqaruar për këtë çështje ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nuk ka më teste për qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë dhe nuk ka izolim për qytetarët e Kosovës kur të kthehen në shtëpitë e tyre nga pushimet në Shqipëri”.

Ambasadori Minxhozi është i kënaqur me këtë vendim të qeverisë.

Ky është një vendim shumë i mirë, shumë pozitiv. Kjo nxit bashkëpunimin tonë të ndërsjelltë”.

Në 24 orët e fundit numri i të vdekurve nga Covid-19 është 4, ndërsa 194 persona kanë rezultuar pozitiv.

Tv Klan