Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Vishegradit në Pragë

Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Vishegradit në Pragë

17:45 11/09/2019

Kosova nuk do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet të enjten në Pragë.

Zëdhënësja e Qeverisë në largim të Kosovës, Donjeta Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova është në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe se angazhimet e kanë pamundësuar pjesëmarrjen në samit të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

“Haradinaj e konsideron samitin e Vishegradit si një forum shumë të rëndësishëm, që kontribuon në proceset demokratike, bashkëpunimin dhe kultivimin e vlerave të larta evropiane dhe, për këtë arsye, Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë integrale dhe aktive e tij”, tha Gashi.

Më herët, agjencia çeke e lajmeve CTK, ka raportuar se autoritetet e Kosovës e kanë anuluar pjesëmarrjen në samit për shkak të deklaratave të presidentit çek, Millosh Zeman, të bëra në Beograd./REL

Të ngjashme
UKT