Thaci-FuleLegjislatura e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të përcaktojë krijimin e forcave të armatosura të Kosovës. Ishte kryeministri kosovar Hashim Thaçi, i cili e bëri të ditur këtë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me komisionerin europian për zgjerimin Shtefan Fyle. Thaçi jep edhe një arsye të fortë.

Hashim Thaçi, Kryeminister i Kosovës:

Një Parlament që s’mund ta formojë ushtrinë e vet është e pakuptimtë të ekzistojë.

Kryeministri kosovar bëri përgjegjëse disa parti politike, të cilat sipas tij po zvarrisin procesin për shkak të etheve elektorale. Votimi për Forcat e Armatosura kushtëzohet nga serbët, të cilët kanë të drejtë Vetoje. Në këmbim të votës PRO, ata kërkojnë të votohet vazhdimi i vendeve të rezervuara edhe për një tjetër mandat. Në konferencën për shtyp, Thaçi foli edhe për zgjedhjet e reja të parakohëshme, duke ftuar mbikqyrësit e Bashkimit Europian për të monitoruar procesin. Për komisionerin europian për zgjerim Shtefan fyle, zhvilimi i një procesi normal zgjedhor është një prej pikave më të rëndëishme përpara nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim asocimit me Bashkimin Europian.

Stefan Fule, Komisioneri për Zgjerimin e BE:

Përparimi është i dukshëm. Natyrisht është një rrugë të gjatë për t’u bërë, por këtë rrugëtim do ta bëjmë së bashku. Dua të theksoj se tani mund të shënojmë edhe një arritje të re drejtë BE-së. Pata një takim shumë të mirë me presidenten Jahjaga, me kryeministrin Thaçi dhe me liderët e partive opozitare. Diskutuam për hapat e radhës të MSA-së për të cilat shpresojmë t’ju informojmë me raportin që do të shqyrtohet nga BE.

Krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë, vazhdimi i mandatit të EULEX, sipas komisionerit Fyle i tregon botës se Kosova ka kurajë dhe nuk ka çfarë të fshehë. Veç takimeve me krerët e shtetit, Fyle mori pjesë edhe në punën e Komisionit Kombëtar për Integrimet Europiane.

TV KLAN