Kosova vlerëson Andorrën, Giresse: Nuk duhet neglizhuar! Muriqi: Fitorja, obligim për ne

Fitorja është objektivi i vetëm i Kosovës në përballjen ndaj Andorrës. Pika e marrë në Tel Aviv ka rritur shanset e “Dardanëve” për të bërë surprizën e grupit I. Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse e di forcën e grupit, gjithsesi kërkoi kujdes përballë një kombëtareje si Andorra, që nuk duhet nënvlerësuar aspak.

“Pikë së pari nuk duhet neglizhuar Andorra. Ndoshta nuk është e njohur në futboll, por nuk duhet të nënçmohet. Pak ka rëndësi kush është kundërshtari, ajo që vlen është
objektivi, serioziteti dhe motivimi.”

Rëndësinë e këtij 90 minutëshi e përforcon akoma dhe më shumë kapiteni dardan, Vedat Muriqi. Kosova gjendet në grupin I kualifikues në kuotën e 1 pikëve, teksa kreu mbahet nga Zvicra dhe Rumania me 3 pikë.

Klan News