Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka paralajmëruar se Kosova do t’i vë taksë Shqipërisë dhe Maqedonisë. Sipas tij, Kosova do të ketë qasje të njëjtë me të gjitha vendet e CEFTA-s. Shala ka thënë se prodhuesit kosovar kanë ankesa ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë për disa taksa të këtyre vendeve ndaj Kosovës.

“Në dy takime me qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes me Kosovë. Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovarë sepse së fundi u është ndaluar eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut”.

Këto komente Shala i bëri në konferencën e Institutit Riinvest, ku u prezantuan të gjeturat e hulumtimit të këtij institute në lidhje me efektet e taksës 100% të vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Sipas Berat Thaçit, nga Instituti Riinvest, “taksa ka ndikuar që të rriten çmimet në konsum të ushqimit, gjë që përbën të rrezikohet dhe thellohet varfëria. FMN-ja e ka vërtetuar këtë”.

Ndërsa lidhur me shqetësimet për mungesë të produkteve në veri, Ministri Shala ka thënë se nuk ka krizë humanitare në atë pjesë, por Serbia po e inskenon një gjë të tillë.

Tv Klan