Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Përleshje mes KFOR-it dhe qindra shqiptarëve në Mitrovicë. Ushtarët e KFOR-it u përleshën sot me disa qindar shqiptarë pranë urës së Mitrovicës në Veri të Kosovës. Rreth një mijë shqiptarë të grumbulluar nga ana jugore e urës hodhën gurë mbi ushtarët e vendosur mbi urë, të cilët u kundërpërgjigjën duke hedhur të paktën 10 granata lotsjellëse për të shpërndar turmën. Ushtarët përdorën gjithashu dhe shkopinjtë e gomës kundër manifestuesve. Një manifestues ka humbur ndjenjat dhe është larguar me veturë. Zëdhënësja e misionit të OKB-së në Mitrovicë, Beatris Lacost, e cilësoi situatën jashtëzakonisht të nderë.

Komandanti i korpusit të mbrojtjes së Kosovës në Mitrovicë, i dalë nga UÇK, Raman Rama shkoi pranë manifestuesëve për ti bindur që të qetësohen. Ai ju tha atyre veçanërisht se duke manifestuar kështu ata dëmtonin shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të qytetit. Nga ana tjetër e urës ishin mbledhur 100 serb. 5 ushtarë francezë u plagosën lehtë gjatë përleshjeve të djeshme.

Kryetari i bashkisë së Mitrovicës, shqiptari Bajram Rexhepi, vlerësoi se ushtarët francezë nuk po bëjnë, mjaft për ti dhënë fund dhunës. Rexhepi kërkoi ndërhyrjen e trupave britanike të cilat kanë eksperiencë në luftën anti terrorriste, duke bërë aluzion për situatën në Irlandën e Veriut.

Evakuimi i familjeve shqiptare që jetojnë në very të Mitrovicës, vazhdoj edhe gjtë ditës së sotme. Që prej ditës së djeshme KFOR-i ka evakuar 185 persona, kështu ka njoftuar shefja e zyrës së komisariatit të lartë të OKB-së për refugjatët në Mitrovicë. Ndërkohë në Istok, në Kosovën veri-perëndimore u gjetë një fletore shënimesh që përmban dy lista me emrat e serbëve që morën pjesë në vrasje e djegje në komunën e Istogut e më tej, kështu njofton “Kosova Press”. Shumica  e personave që bëjnë pjesë në këto lista janë nga komuna e Istokut por ka edhe të ardhur nga Serbia.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Natos Xhorxh Robertson, është deklaruar sot se nuk është i pranueshëm niveli i ushtrimit të dhunës në Kosovë. Forcat e drejtuar nga Nato kanë përdorur gaz lotsjellës dhe vendosën shtetrrethimin pas shpërthimit të dhunës në Mitrovicë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori