Komisioneri europian për migracionin Dimitris Avramopulos pranon se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj në zonën Shengen. Avramoplulos foli në një intervistë për mediat kosovare para se të publikojë raportit e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave.

“Pas shumë vitesh e muajsh përpjekje dhe punë të madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Europian që të shqyrtojnë propozimin tonë. Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt.”

Për të qenë pjesë e konferencës ku do të publikohet raporti, drejt Brukselit udhëtuan të gjithë krerët e shtetit kosovar, presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe zëvendësit e tij. Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj tha më herët se kosovarët do të nisin të lëvizin pa viza drejt BE-së para fundit të këtij viti.

Liberalizimi i vizave për Kosovën përflitej që prej 2015, kur qeveria e Kosovës dhe e Malit të Zi arritën marrëveshjen e parë për ripërcaktimin e vijës kufitare. Por marrëveshja u miratua në kuvendin e Kosovës në mars të këtij viti me ndryshimet e propozuara nga Ramush Haradinaj, që e bllokoi përgjatë tre viteve në opozitë.

Tv Klan