Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i ka reaguar ish-ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili e ka quajtur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, anti-amerikan.

Ischinger përmes një shkrimi në Twitter i ka kërkuar Grenellit që mos të ndërhyjë në politikat e brendshme të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lërjani Kosovën njerëzve të Kosovës”, ka shkruar Ischinger.

Ndërsa Grenell i është kundërpërgjigjur Ischingerit duke thënë se nuk është mirë që të përpiqet t’i ndalojë personat të shprehin mendimin e tyre vetëm pse janë homoseksualë.

“Jam gjithashtu i lumtur të krahasoj progresin tim me tuajin çdo ditë”, ka shkruar Grenell./klankosova