Kosova pëson humbjen e parë pas 15 ndeshjesh

Kosova pëson humbjen e parë pas 15 ndeshjesh

23:51 10/09/2019

“Dardanët” munden 5-3 nga Anglia

Kosova u dorëzua pas 15 ndeshjesh pa humbje. Dardanët u mundën me rezultatin 5 – 3 nga Anglia të martën të Sauthampton. Një ndeshje që nisi mirë për Kosovën që shënoi shumë shpejt, por që në pjesën e parë përfaqësuesja angleze shënoi 5 herë.

Gabimet në mbrojtje ndëshkuan skuadrën kosovare. Në pjesën e dytë Kosova realizoi edhe 2 gola, por pa mundur të bëjë më shumë. Gjithsesi dardanët që renditen në vendin e tretë me 8 pikë, kanë ende shpresë që të kualfikohen në finalet e Euro 2020.

Tv Klan

Të ngjashme