Presidentja Vjosa Osmani sqaron për BBC arsyet e vendimit

Në një intervistë për BBC presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha seskenat qe po sheh nga Kabuli ia kanë thyer zemrën. Pas deklaratave se Kosova është përgatitur që një muaj për ardhjen e afganëve, Osmani ka thënë se informacionet i kishte më herët nga SHBA-ja, por se saktësisht nuk e kanë ditur që do të vinte tek kjo situatë.

“Edhe unë kam qenë refugjate dhe situatën po e përjetojmë çdo ditë. Ne jemi të gatshëm dhe e treguam këtë gatishmëri pa hezitim për t’i pritur refugjatët afganë. Numri i saktë është ende duke u diskutuar, por ne s’mund të jemi vendi që i themi jo këtyre refugjatëve, të këtyre njerëzve në nevojë kur ne kemi hapësirën dhe sa më shumë hapësirë që kemi do ta shfrytëzojmë atë për t’i strehuar ata”.

Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të ndihmojë edhe si shtet transit për refugjatët afganë, sepse, sipas saj, vetëm kur punohet bashkë do të arrihet të ndihmohen. Presidentja kosovare përmendi këtu edhe rastin e Kosovës kur u çlirua nga regjimi i Serbisë.

“Nëse ne nuk punojmë së bashku nuk do të jemi në gjendje të korrim sukses. Edhe në rastin e Kosovës u tregua kjo. Vetëm kur SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe anëtarët e tjerë të NATO-s së bashku mundën regjimin e Millosheviçit dhe sollën paqe në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Osmani po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha qeverive demokratike që t’ia zgjasin dorën afganëve njësoj siç ia zgjatën Kosovës.

“Nëse Kosova, një shtet i vogël ballkanik, mund ta bëjë këtë, çdo vend tjetër mund ta bëjë gjithashtu. Ne vetëm duhet të tregojmë zemërgjerësinë”, tha ajo.

Klan News