Gati tri vjet pas pranimit në dy organet qeverisëse të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA, Kosova sonte nis një cikël të ri kualifikues, që do të jetë edhe i pari në një kampionat evropian. Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përzgjedhësi i “Dardanëve”, Bernard Challandes dhe futbolllistët janë shprehur të gatshëm për ta nisur me sukses ciklin kualifikues për “Euro 2020”.

Për ndeshjen ndaj Bullgarisë, Kosova pritet të jetë e kompletuar, meqë të dielën kanë stërvitur edhe Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. Të dy futbollistët nuk u paraqitën fare të enjten e shkuar për Kosovën në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, që u mbyll me rezultatin e barabartë, 2:2.

Ndërsa biletat për këtë ndeshje janë shitur brenda orësh.

Tv Klan