Kandidatët e partive kryesore politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë për kryeministër, ishin ndër të parët që ju drejtuan qendrave të votimit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nuk mundi të jetë në listën zgjedhore si kandidat për deputet por shpreson te drejtojë qeverinë e re.

LDK ka në garë për kryeministër kandidatin Avdullah Hoti, kryeministri aktual në detyrë.

PDK konkuron me Enver Hoxhajn, që e udhëheq partinë, pas dorëheqjes së Kadri Veselit, i cili në Gjykatën Speciale po përballet me akuzat për krime lufte.

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, iu bashkua listës Vetëvendosje dhe synon postin e presidentes.

Postin e presidentit e synojnë edhe Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Behgjet Pacolli i AKR

Sfida e parë e parlamentit të ri kosovar që do të dalë nga këto zgjedhje do të jetë zgjedhja e qeverisë dhe presidentit te ri.

Klan News