Kosova rikthen kufizimet për lëvizjen



Kosova rikthen kufizimet për lëvizjen

22:53 13/07/2020

Pezullohen çerdhet dhe aktivitetet kulturore e sportive

Kosova rikthen masat kufizuese të lëvizjes për shkak të pandemisë.

Kryeministri i Avdullah Hoti ka bërë publike masat e reja shtesë të marra nga qeveria, duke filluar nga kufizimi i lëvizjes për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë në të gjithë vendin. Ata lejohen të lëvizin vetëm në fasha të caktuara oraresh.

Në komunat Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë, Gjilan, Fushë-Kosovë, Shtërpcë, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan ndalohet çfarëdo qarkullimi jashtë shtëpive nga ora 21:00-05:00.

Gjithashtu qeveria ka pezulluar veprimtarinë e çerdheve, aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura, tregjet publike të automjeteve dhe të kafshëve, si dhe ceremonitë fetare.

Me vendosjen e masave të reja, qeveria ka bërë të detyrueshme edhe mbajtjen e maskës.

Tv Klan




Të ngjashme