“Kosova rrezikon të humbasë 300 mln € në Arbitrazh”



“Kosova rrezikon të humbasë 300 mln € në Arbitrazh”

11:51 28/10/2020

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi, ka njoftuar sot Kosova rrezikon të humbasë në Arbitrazh 300 milionë Euro.

Në një konferencë për mediat Selimi është shprehur se ministria e tij dhe avokatët e shtetit kanë fituar shumë gjyqe në Gjykatën e Arbitrazhit, por janë dhe shumë çështje të tjera për të cilat po punohet.

Kosova aktualisht nëpër arbitrazhe rrezikon 300 milionë euro. Shumë prej këtyre rasteve i kemi fituar, disa janë në proces. Kemi angazhuar edhe kompani të huaja për të na mbrojtur”, ka thënë ministri.

Gjithashtu ai bëri me dije se javën e ardhshme Kosova do të ketë përballje në gjykatë edhe për një çështje tjetër e ku pritet të shpëtohen 10 milionë euro./tvklan.al




Të ngjashme