Reduktohen me 40 mln Euro importet nga Serbia

Qytetarët e Kosovës janë fokusuar kryesisht në produktet që vijnë nga Shqipëria dhe Bashkimi Evropian duke anashkaluar produktet serbe. Sipas zëdhënësit të doganave të Kosovës mund të ketë ndikuar edhe çështja e reciprocitetit që ishte në fuqi më parë që qytetarët e Kosovës të lënë anash produktet serbe.

“Kanë ndikuar shumë faktorë, duke mos përjashtuar edhe pandeminë, por kanë ndikuar ndoshta edhe reciprociteti por ndoshta edhe aspekti që konsumatorët janë orientuar te produktet e tjera që vijnë nga Bashkimi Evropian kanë ndikuar edhe produktet që vijnë nga Shqipëria”.

Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2021 ka rënie të importit nga Serbia për 40 milionë Euro.

“Në aspektit e importit nga Serbia ne kemi pritur që të kemi rritje të produkteve serbe, nëse në vitet e para vitet e kaluara një muaj nga Serbia ka qenë 35 deri 37 milion import të mallrave, ndërsa për momentin që flasim deri në periudhën kemi rreth 32 milionë”.

Kosova i kishte vënë taksë 100 % produkteve serbe gjatë qeverisjes së Haradinajt gjë që kishte ndikuar në ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Qeveria Kurti kishte hequr taksën duke vënë masa reciprociteti ndaj Serbisë duke u hequr ato plotësisht nga qeveria Hoti për ti hapur rrugë kështu dialogut më Serbinë.

Tv Klan