Mbi 50 mijë qytetarë e kanë kaluar kufirin gjatë 2 ditëve të gushtit

Rreth 10 mijë qytetarë kaluan mesatarisht çdo ditë në pikën kufitare të Morinës gjatë muajit Korrik. Të mëdha pritet të jenë lëvizjet edhe gjatë muajit Gusht. Vetëm në dy ditët e para të këtij muaji në kufirin me Kosovën kanë kaluar rreth 50 mijë qytetarë që kishin si destinacion Shqipërinë. Kryesisht janë pushues që frekuentojnë bregdetin ndërsa të tjerë thjesht për vizitë tek miqtë.

Shumë prej qytetarëve vijnë për herë të parë për këtë vit në Shqipëri. U pëlqen bregdeti shqiptar, megjithatë shqetësim kanë vetëm mungesën e plazhit publik.

Për autoritetet shëndetësore në të dyja vendet fluks i tillë lëvizjeje është shqetësues për shkak se rrit mundësinë e shtimit të rasteve me Covid-19. Si në vendin tonë ashtu edhe në Kosove shifrat e rasteve të reja dhe jetëve të humbura kanë pësuar rritje veçanërisht gjatë Korrikut.

Klan Plus