Ashtu si shumë kosovarë, shitësi i bagëtive Xhelal Terstena shpreson që Presidenti i ardhshëm i SHBA Joe Biden do të ndihmojë vendit e vogël të Ballkanit për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Biden është i respektuar në Kosovë për mbështetjen e tij aktive në bombardimet e NATO-s në Serbi në 1999 për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve. Kosova shpalli pavarësinë në 2008 por Beogradi refuzon ta njohë atë.

Për shqiptarët Zoti është i pari, Amerika është e dyta“, thotë Terstena, i cili shet bagëti të gjalla në një rrugë 35 km në juglindje të vendit me emrin e djalit të ndjerë të Biden, Beau.

Terstena i bën jehonë ndjenjave të ngjashme në të gjithë vendin, për të cilin Washingtoni mbetet mbështetësi më i madh financiar dhe politik.

Shumë shpresojnë që një administratë e Biden, e cila ka të ngjarë të marrë më shumë një qasje shumëpalëshe dhe diplomatike që synon të riparojë marrëdhëniet e Washingtonit me aleatët e saj kryesorë të NATO-s, do të ndihmojë në mënyrë aktive kërkesën e Kosovës të anëtarësohet në OKB.

Disa analistë paralajmërojnë se pritja mund të vazhdojë shumë gjatë pasi aleatët tradicionalë të Serbisë Rusia dhe Kina po bllokojnë gjithashtu anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“E gjitha varet se sa kapital politik mund të shpenzojnë SHBA për të mbështetur Kosovën duke marrë parasysh të gjitha krizat e tjera me të cilat duhet të përballen SHBA”, tha analisti politik Agon Maliqi.

Biden vizitoi për herë të fundit Kosovën në 2016 kur ai ishte zwvendws President ku pa nga afwr memorialin nw nder tw djalit tw tij Beau, i cili kishte punuar në vend pas përfundimit të luftës 1998-99, duke ndihmuar trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve.

Memoriali është përpara bazës ushtarake amerikane Bondsteel, shtëpia e rreth 700 ushtarëve amerikanë që ndihmojnë në ruajtjen e paqes në Kosovë.

Emërtimi i rrugëve sipas zyrtarëve amerikanë është një traditë në Kosovë. Në kryeqytetin Prishtinë, bulevardi më i madh quhet Bill Clinton dhe është i lidhur me një rrugë të quajtur pas pasardhësit të tij George W. Bush. Madje flitej për emërimin e një liqeni me emrin Trump./tvklan.al