Dy ushtarë rusë të forcës së NATO-s në Kosovë KFOR-i, janë plagosur nga një minë antinjeri e cila shpërtheu gjatë kalimit të automjetit të tyre pranë Kamenicës. Një ushtar u plagos në kokë ndërsa tjetri u plagos lehtë dhe u shtruan në kampin amerikan Bonstil. Ushtria jugosllave nuk mund të kthehet më në Kosovë dhe në rast se përpiqet të hyjë atje, ajo do ndalohet. Kështu ka deklaruar Gjenerali Uesli Klark në një intervistë.

Ata kanë nënshkruar një marrëveshje ushtarake në të cilën thuhet se ushtria jugosllave duhet të largohet patjetër nga Kosova. 8 shqiptarë të Kosovës u dënuan nga një gjykatë serbe me afate burgimi nga 2 deri në 5 vjet për terrorizëm. Sipas gjykatës të 8 shqiptarët të gjithë nga Rahoveci kanë marrë pjesë si anëtare të UÇK-së në ngritjen e pozicioneve dhe në sulmet kundër ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe nga Qershori deri në Shtator të vitit ’98.

Në 17 Dhjetor, 14 shqiptarë të Kosovës u dënuan në Leskovaç mbi bazën e akuzave të njëjta me dënime nga 2 deri në 15 vjet burg./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori