Në afërsi të Malishevës janë zbuluar shenjat e para të një varreze masive. Ekspertët e Gjykatës të Hagës kanë shkuar deri në afërsi të vendit të ngjarjes por kërkimi është i pamundur sepse zona është e minuar nga forcat serbe të cilët aty kishin pozicionet gjatë luftës. Sipas kërkimeve të deritanishme të krimeve të luftës në Malishevë, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 342 shqiptarë.

Mijëra protestues në Gjakovë kërkuan sot lirimin e 1500 shqiptarëve që mbahen në burgjet serbe. Më 10 Dhjetor kur në Prishtinë fillon konferenca ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut do zhvillohen protesta të reja me kërkesën për lirimin e 7 mijë shqiptarëve nga burgjet serbe. Kjo vendos në një takim konsultativ midis subjekteve politike dhe shoqata të ndryshme të Kosovës.

Një arsenal i madh ushtarak është zbuluar në Shtimje në një shtëpi që u përkiste disa pjesëtarëve të trupave mbrojtëse të Kosovës. Policia e OKB-së kërkoi në çdo shtëpi ku u gjetën antitankë, raketa dhe mitralozë si dhe uniforma të UÇK-së. Policia ndaloi dy anëtarë të KMK-së të cilët do akuzohen për mbajtje të paligjshme armatimi ushtarak. KMK-ja ende nuk është krijuar zyrtarisht dhe po bëhet rektutimi i 5000 anëtarëve të saj.

Autoritetet e Beogradit njoftuan sot se dërguan lëndë djegëse për ngrohje në qytetin e Nishit. Bashkimi Europian njoftoi sot se do të kthente në Maqedoni 14 kamiona çisternë me lëndë djegëse për ngrohje. Kamionët janë bllokuar prej 10 ditësh në kufi për shkak të problemeve të shumta doganore dhe administrative serbe./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori