Kosova sulmi, Kushner – (3 Shkurt 2000)

Në Kosovë rindizen konfliktet etnike. 2 serb u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën dje gjatë një sulmi më një prëdh anti-tank, kundër një autobuzi që shoqerohej nga ushtarë francezë, të forcës ndërkombëtare të paqes pranë Mitrovicës. Autobuzi që transportonte 49 serb ishte marrë me qera nga komisariati i lartë i OKB-së për refugjatët. Të dy viktimat ishin të moshuar një burrë dhe një grua. Autobuzi me shenjat e UNHCR-së u qëllua afro 15 km në jug-perëndim të Mitrovicës, kështu ka theksuar zëdhënësi i KFOR-it. Autobuzi i shoqëruar nga dy makina të blinduara të KFOR-it po kalonte kur u qëllua në rajonin e Drenicës. Të plagosurit u transportuan në spitalin e KFOR-it në Mitrovicë.

Komandanti i KFOR-it gjenerali Klaus Rajnard e dënoi me forcë këtë sulm të pakuptimtë duke shprehur keqardhjen e vetë. “Nuk mund të them se sa i shokuar dhe i shqetësuar jam nga ky sulm terrorist, nga kjo përpjekje për të vrarë serb të pambrojtur”, ka deklaruar ai në një komunikatë. “Jam i skandalizuar nga ky incident” tha zëdhënësi i UNHCR-së në Kosovë, Denis Mcnamaras.

Sekretarja amerikane e shtetit u bëri thirrje dje udhëheqësve shqiptar të kosovës të dënojnë sulmin e ulët që u morë dje kundër një autobuzi të mbushur me serb, që shoqerohej nga KFOR-i. Shprehim keqardhjen për sulmin e ulët kundër udhëtarëve serb të pambrojtur që ndodheshin në një autobus të komisariatit të lartë për refugjatët, ka deklaruar Ollbrajt në një komunikatë që ju shpërnda gazetarëve.

Ndërkohë komisioneri i lartë i policisë së OKB-së në Kosovë u kthye dje në Nju Jork me synimin për të kërkuar më shumë policë. Ndërkohë që në Washington kanë filluar të kërkojnë ata që mbajnë përgjegjësi për mungesën e rendit në krahinë.

Ndërsa përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë Bernard Kushner mori në Tokio angazhimin e Japonisë për të akorduar shumë shpejt 7.3 milion dollar për buxhetin 2000. Ndërsa ju kërkoi sot vendeve të tjera donatore të shpëjtojnë dërgimin e ndihmave të tyre. Jemi përballë një situate urgjente duhet të paguajmë funksionarët disa prej të cilëve nuk janë paguar që prej disa muajve, deklaroi Kushner para shtypit në Tokio./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori