“Kosova të ndryshojë Kushtetutën, të njihet e drejta për bashkim me Shqipërinë”



“Kosova të ndryshojë Kushtetutën, të njihet e drejta për bashkim me Shqipërinë”

20:16 21/10/2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar sot se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën që të mundësohet bashkimi më Shqipërinë.

Gjatë një interpelance me Kryeministrin Avdullah Hoti rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai citoi të Dërguarit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se Kushtetuta nuk është Bibël dhe mund të bëhen ndryshime në të.

Selimi ka përkrahur këtë deklaratë dhe është shprehur se duhet ndryshuar neni 1.3 dhe Kosovës t’i njihet e drejta për bashkim me Shqipërinë.

E vërtetë që Kushtetuta nuk është as Bibël as Kuran. Nëse duhet ta ndryshojmë atëherë ta ndryshojmë nenin 1.3 për njohje të së drejtës për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe jo për ta gjymtuar republikën tonë”, është shprehur Selimi./tvklan.al




Të ngjashme