14 viktima dhe 259 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë raportuar 14 humbje jete dhe 259 raste të reja me Covid. Sipas të dhënave zyrtare gjithsej të prekurit në Covid numërohen rreth 17 mijë qytetarë.

Ndërkohë, në ditën e parë të masave të reja parandaluese janë vendosur 1 mijë e 879 ndëshkime nga policia.

Pamje të tilla ku policia inspekton nëse qytetarët po respektojnë masat antiCovid has gjatë gjithë ditës në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Ndërsa kanë hyrë në fuqi masat e reja të miratuara një ditë më parë nga qeveria e Kosovës e të cilat do të zgjasin deri më 26 Shtator.

Në kuadër të këtyre masave është shtyrë mësimi në arsimin parauniversitar edhe për dy javë të tjera, ndërsa është marrë vendim që të mbyllen për dy javë edhe kopshtet dhe qëndrimet ditore.

Edhe për dy javët në vazhdim vazhdon të jetë në fuqi ora policore nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.

Ndërsa në pikat kufitare vlen e njëjta rregull, që qytetarët që hyjnë në kosovë duhet të kenë më vete dëshminë e vaksinimit ose testet PCR apo antigjen negative. Gastronomia lejohet të zhvillojë aktivitetin e saj nga ora 5:00  mëngjesit deri në orën 21:30.

Tv Klan