Firma e hedhur mbrëme në Prishtinë ka vulosur zyrtarisht: UÇK-ja nuk ekziston më. Kanë qënë Gjenerali i NATO-s për Europën Klark, Administratori i OKB-së Kushner, Gjenerali i KFOR në Kosovë, Majk Xhekson, ish Shefi i Shtabit të UÇK-së Agim Çeku dhe Kryeministri i Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, Hashim Thaçi të cilët pas dy ditë bisedimesh nënshkruan mbrëmë shndërrimin e UÇK-së në Korpusin e Mbrojtjes së Kosovës.

Megjithëse hollësitë ende nuk janë bërë publike dihen se nga 5 mijë anëtarë nga Korpusi i Mbrojtjes së Kosovës, vetëm 200 prej tyre do të lejohen të jenë të armatosur, ndërsa të tjerët me status të veçantë ku hyjnë badigardët dhe njerëzit e kërcënuar, do t’u lejohet armatimi i lehtë. Trupat mbrojtës të Kosovës do të ndërhyjnë vetëm në rastet ku fatkeqësitë industriale do të merren me pastrimin e minave dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre në Kosovë.

Komandant i kësaj force do të jetë Agim Çeku. Në konferencën e sotme Administratori Kushner ka deklaruar se ky s’është fundi por fillimi i demokratizimit të ish UÇK-së. Ai deklaroi se partia e re e Thaçit do të emërohet Partia Demokratike e Kosovës.

Janë dorëzuar nga ish UÇK-ja dhe 10 mijë armë për të cilat Kushner tha se i përkasin AFOR-it . Mbas çarmatimit i takon prijësve të ish UÇK-së të bindin botën se ata dinë të udhëheqin dhe politikisht Kosovën.Këtë do t’a bljnë që të funksionojë rregullisht korpusi i të cilit është shumë larg UÇK-së së djeshme./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori