Forcat serbe të sigurimit dhe kryengritësit shqiptarë po pozicionohen për luftime të reja në disa pjesë të Kosovës, pavarësisht nga ultimatumi i NATO-s. Të  dyja zonat duket se po bashkojnë forcat duke përfshirë dhe zonen e Malishevës. Ndërkohë në krahinën shqiptare po vazhdon shpërndarja e ndihmave humanitare. Sipas statistikave të Kryqit te Kuq në Malin e Zi gjenden 49 500 të ardhur nga Kosova. Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara parashikon të votojë një rezolutë për një përdorim të mundshëm të forcës në Kosovë, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë. Moska ka frikë se mos rezoluta çon në përdorim automatik të forcës kundër Beogradit dhe ka kërcënuar se do t’a kundështoje atë.

Pamje ushtarësh, refugjatësh kosovarë./tvklan.al