Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bashkia e Tiranës e cila ka qenë dhe mikqyrja kryesore e refugjatëve kosovarë gjatë muajve që kanë qëndruar në pikat e hapura prej saj, bën bilancin e kosovarëve të mbetur ende në kryeqytet. Të rregjistruar në 11 njësi administrative rezultojnë 1020 familje kosovare të cilat jetojnë sërisht nëpër ato shtëpi me qera ose tek mikpritësi Tiranas.

Ndërsa si numër total i personave kosovarë të cilët kërkojnë dhe marin ndihma sipas frymëve janë afërsisht 9200 persona. Bashkia nxjerr edhe grafikun e ardhjeve dhe të largimit të kosovarëve për periudhën Prrill 99 deri në Korrik 99.

Por ardhjet më të fundit të kosovarëve janë shënuar pak ditë përpara arritjes së paqes në ditët e para të Qershorit, që po nga fundi i këtij muaji kanë filluar edhe ikjet e para nga Shqipëria. Pas publikimit të listave duhet menduar sërisht për ti ndihmuar ata./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti