Në Krushë të Madhe sot do të zhvillohet një manifestim në shenjë të 17 vjetorit të masakrës së popullsisë civile, raporton Klan Kosova.

Në vitin 1999, me 25, 26 dhe 27 Mars në këtë fshat të Rahovecit forcat paramilitare serbe kishin masakruar 243 persona, duke përfshirë edhe gra e fëmijë.

Kjo masakër njihet si ndër ngjarjet më makabre të luftës së fundit në Kosovë./tvklan.al