Qeveria paketë financimi për familjet për ngrohje alternative

Mbi 300 milion euro pritet të kushtojë importi i energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se gjatë dimrit pritet të ketë një konsum prej 4.12 milionë megavat/orë, ndërsa gjenerimi nga ana e KEK-ut pritet të jetë 3.2 milionë megavat/orë.

“Nevoja për import do të varet në masë të madhe nga ajo se sa kapacitetet e KEK-ut do të jenë në gjendje të gjenerojnë”.

Për të ulur konsumin dhe importin qeveria ka prezantuar masat për subvencionim të eficencës së energjisë për qytetarët.

Tv Klan