Brenda tri ditësh katër vrasje kanë ndodhur në Kosovë.
Vrasja e fundit ndodhi një natë më parë ku si pasojë e plagëve të marra nga arma i zjarrit vdiq një 60-vjeçar në Prishtinë.
Policia është në kërkim të të dyshuarit. Ndërsa një 19-vjeçar u vra të dielën në Vushtrri, e në po të njëjtën komunë të hënën është vrarë një grua derisa dorasi më pas ka vrarë dhe veten.
Kryeministri Albin Kurti ka shprehur shqetësimin për numrin e madh të vrasjeve të ndodhur në një periudhë të shkurtë kohore.
Urgjencë kombëtare dhe shoqërore për të adresuar këto çështje ka kërkuar edhe sociologu, Labinot Konushevci.
Sipas Konushevcit mbi 200 mijë armë pa leje ndodhen në duar të qytetarëve, që mund të kenë predispozita dhune. Numri i vrasjeve në Kosovë gjatë vitit 2024 ishte 17.
Tv Klan