Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kosova përkujtoj dje dy vjetorin e vrasjes së Adem Jasharit. Hashim Thaçi ish-kreu i UÇK-së, tani bashkëkryetar në Këshillin Administrativ të Kosovës, Agim Çeku komandant i trupës mbrojtëse të saj dhe personalitete të tjera të jetës kosovare kanë vendosur kurora në memorialin e Adem Jasharit, dje në Drenicë.

Ndërkohë problem për politikën ndërkombëtare mbetet Kosova Lindore. Medlin Ollbraj, sekretarja amerikane e shtetit është shprehur shumë e shqetësuar për atë që po ndodh në tre komunat e Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit. Ne nuk mbështesim askënd që i hedh benzin zjarrit dhe që provokon situata të tilla ka thënë Ollbrajt. Ju kemi bërë thirrje dhe udhëheqësve shqiptar të Kosovës që të bëjnë maksimumin për të evituar krimet e grupeve ushtarake. Por dhe Serbia duhet të ndaloj provokimin e situatës ka shtuar ajo.

Ndërsa komandanti amerikan i ushtarëve të KFOR-it të vendosur në kufirin e Kosovës Lindore ka deklaruar se pavarësisht nga situata e ndezur në tre komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, amerikanët nuk do të ndërhyjnë për zbutjen e situatës./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori