Në krahinën e Kosovës u vranë tre shqiptarë dhe tre policë serbë u plagosën rëndë në një përleshje me policinë serbe. UÇK-ja kërkon si kusht për lirimin e ushtarëve, që qeveria në Beograd të respektojë marrëveshjen e Kosovës të arritur nga presidenti jugosllav Sllobodan Milosheviç dhe ndërmjetësi amerikan Ricard Hollbruk.

Udhëheqja jugosllave bëri të ditur se nuk do të ndërmarrë sulm kundër UÇK-së për lirimin e tetë ushtarëve të saj, të cilët janë lejuar të flasin në telefon me familjet e tyre. Po sot në mëngjes një granatë shpërtheu para një klubi shqiptar në Prishtinë, incidenti i dytë brenda javës. Nuk pati të plagosur dhe dëmi ishte i vogël. Të martën në një klub që frekuentohej nga serbët në Prishtinë shpërtheu një granatë duke plagosur lehtë tre të rinj serbë.

Gjendja është shumë e vështirë theksoi Engel dhe ajo mund të përmirësohet vetëm në rast se Millosheviçi e kupton se duhet të zbatojë marrëveshjen. Përgjegjësia për gjendjen në Kosovë bie mbi regjimin e Millosheviçit dhe jo mbi shqiptarët që kanë qënë viktimë e regjimit serb vite me radhë, theksoi kongresmeni amerikan Eliot Engel. Ndërkohë vazhdojnë bisedimet për lirimin e tetë ushtarëve serb në duart e guerileve kosovare të UCK-së./tvklan.al