Dardanët: Nuk do të ndikojë në fushën e lojës
Kosova do të luajë sot ndeshjen e prapambetur të kualifikueseve të Euro 2024 me Izraelin në Prishtinë, e shtyrë pas shpërthimit të konfliktit me Hamasin.
Përfaqësuesja izraelite po shoqërohet me masa të forta sigurie dhe po ashtu do të organizohet përballja që do të nisë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Por kjo situatë nuk do të ndikojë në fushë.
Primoz Gliha: Për mua nuk ndikon, pasi duhet të luajmë futboll edhe në këto situata.
Vedat Muriqi: Ne në fushë do të mundohemi të luajmë futboll.
Ky takim ishte parashikuar të luhej më 15 Tetor. Përballja e parë mes Kosovës dhe Izraelit e luajtur më 25 mars në Tel Aviv përfundoi në barazim 1 – 1.
Kosova është në vendin e katërt në kuotën e 7 pikëve pas po aq ndeshjesh. Dardanët do të përballen me Zvicrën më 18 nëntor në Bazel dhe me Bjellorusinë më 21 nëntor në Prishtinë.
Tv Klan