Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të enjten një aktakuzë ndaj katër veprimtarëve të lëvizjes “Vetëvendosje” nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme thuhet se 

aktakuza

ë

sht

ë

ngritur ndaj t

ë

pandehurve Atdhe Gashi, Frash

ë

r Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, nd

ë

rsa kan

ë

pushuar hetimet p

ë

r t

ë

dyshuarin Petrit Ademi, n

ë

munges

ë

t

ë

provave. Po ashtu, hetimet kan

ë

pushuar edhe p

ë

r t

ë

ndjerin Astrit Dehari

.

Në aktakuzën e ngritur nga prokuroria thuhet se 

t

ë

pandehurit kan

ë

vepruar si grup i organizuar, me q

ë

llim frik

ë

simin e popullsis

ë

dhe shkaktimin e ndjenj

ë

s se pasiguris

ë

p

ë

r qytetar

ë

t dhe institucionet e Kosov

ë

s

.

Të pandehurit janë veprimtarë të lëvizjes “Vetëvendosje”, arrestuar më 30 gusht nën dyshimin si autorë të sulmit mbi ndërtesën e parlamentit të Kosovës. Ndërtesa u qëllua në 4 gusht me një mjet shpërthyes që shkaktoi dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

Në mesin e tyre ishte edhe Astrit Dehari, i cili më 5 nëntor vdiq në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim prej më shumë se dy muajsh.

Ky rast ngjalli dyshime si dhe u përcoll me debate e akuza politike në Kosovë.

Më 18 nëntor autoritetet, duke ju referuar autopsisë thanë se Astrit Dehari u vetëvrarë si pasojë e bllokimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, rrjedhojë e dëmtimeve të vetshkaktuara.

Por lëvizja “Vetëvendosje” dhe familja e të ndjerit nuk u pajtuan me raportin e organeve të drejtësisë duke e vlerësuar atë si të pabesueshëm.

Në fillim të dhjetorit një raport i dy ekspertëve të mjekësisë ligjore, angazhuar nga familja e të ndjerit, thanë se vdekja e Astrit Dehari ka ndodhur në mënyrë të dhunshme dhe të menjëhershme, si pasojë e bllokimit të dhunshëm, të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes./tvklan.al

Burimi: VOA