Me 9 vota pro dhe 2 kundër të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit.

Sipas rezultatit, Lëvizja Vetëvendosje ka 48 deputete, PDK 28 mandate, LDK 28 mandate dhe Lista Serbe 9 deputete. Brenda 30 ditëve duhet të konstituohet Parlamenti i ri. Ndërsa partia e Albin Kurtit, Vetëvendosja, pas dhënies së mandatit nga presidentja Osmani i duhet të formojë qeverinë e re brenda 15 ditëve. Në rast se VV-ja arrin shumicën prej 61 deputetëve, do të kërkohet një mundësi e re nga partitë e tjera politike. Nëse dështon edhe kjo tentativë e dytë vendi shkon në zgjedhje të reja.

Ndërkohë që Albin Kurti edhe pse ligji i kërkon që të japë dorëheqjen si Kryeministër pas mbarimit të mandatit, ai me anë të një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se ka kaluar në fazë kalimtare, duke qëndruar si Kryeministër në detyrë.

Tv Klan