Kosovë, Krainski në gjyq – (7 Prill 2000)

Kosovë, Krainski në gjyq – (7 Prill 2000)

13:56 07/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Krainski nuk pranon akuzat për krime lufte. Sot ai është paraqitur përpara gjykatës së Hagës dhe akuzohet për genocid, bashkëpunim në genocid, krime kundër njerëzimit, etj. Momçilo Krainski, krahu i djathtë i liderit të luftës serbo-boshnjake Radovan Karaxhiç, nuk pranoi asnjë akuzë për krime lufte dhe genocid.

Krainski kryetari i parlamentit serbo-boshnjak, gjatë luftës së viteve ’92-95 dëgjonte me gjakftohtësi ndërsa gjykatësi Richard Mail lexonte me zë të lartë akuzat. I veshur me një kostum gri ai u përgjigj qetësisht i pa fajshëm secilës akuzë.

Ndërkohë një ushtar suedez në Kosovë qëlloi dhe plagosi një serb në turmën që po përpiqej të sulmonte një patrull paqeruajtësish. Suedezët në fillim shtin në ajër me qëllim për të shpërndar turmën në qytezën e Graçanicës dhe pastaj qëlluan një burrë pasi ai u përpoq të qëllonte ushtarët me sopatë. Burri u qëllua në këmbë dhe u çua në spital thonë burime të KFOR-it. Një turmë me serb u mblodhmë vonë dhe hodhën gurë drejt bazës ushtarake suedeze. Qetësia u vendos në qytezë në orët e vona të mbrëmjes./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi