Kthehen 110 kosovarë nga Siria

Kthehen 110 kosovarë nga Siria

15:39 20/04/2019

Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë kthyer mbrëmë në Kosovë 110 shtetas të Kosovës të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit familjarët e shtetasve kosovarë pjesëmarrës në ISIS janë sjellë në qendrën për të huajt në Vranidoll. Prej 110 të kthyerve, 32 janë gra, 74 fëmijë përfshirë, 9 fëmijë që kanë humbur prindërit e tyre, dhe 4 luftëtarë.

Katër të dyshuar si luftëtarë të ISIS-it të kthyer mbrëmë janë ndaluar nga policia ndërsa Prokuroria Speciale do të vazhdojë hetimet. Për të kthyerit e tjerë janë ndërmarrë të gjitha masat për socializim. Ndërsa gjatë ditës në këtë qendër vinin familjarë të cilët interesoheshin nëse të afërmit e tyre janë në mesin e të kthyerve, por nuk kishin të drejtë të takoheshin me ta. Ditët në vazhdim pritet të bëhet edhe vaksinimi i tyre.

Presidenti Hashim Thaçi, duke përgëzuar punën e institucioneve në këtë rast, ka kërkuar që të kthyerit të trajtohen me profesionalizëm. Në zonat e konfliktit në Siri kanë mbetur edhe 87 shtetas të Kosovës, prej të cilëve 30 janë luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI