Kështu u pritën nga qytetarët ish presidenti amerikan  Bill Clinton dhe sekretarja amerikane e Shtetit Madeline Albright. Duartrokitje në shenjë falënderimi pati edhe për ish gjeneralin e NATO-s Wesley Clark.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka deklaruar se është nder i madh për të lidhja që ka me Kosovën.

Ai ka shtuar se duhet të jemi mirënjohës që në këtë rrugëtim të vështirë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike.

Bill Clinton, ish President i SHBA-së : Çdo herë ka qenë dhe do të jetë nderi më i madh në jetën time, që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam sërish këtu me ju”, ka thënë Clinton. Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, u shpreh Clinton.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, tha se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë, “ishte i drejtë”.

Madeline Albrigh, ish sekretare amerikane e Shtetit: Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave.

Ndërsa zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Mathew Palmer ka thënë se tash është koha për marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nuk munduan falënderimet e krerëve të shtetit për kontributin dhe rolin e këtyre personaliteteve para 20  vjetësh. Ndërsa kërkuan integrimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Ndërsa nga Shqipëria mungoi ish kryeministri Sali Berisha, derisa presidenti Meta e kryeministri Rama qëndronin indiferent ndaj njëri tjetrit.

Ndryshe gjatë ditës gjenerali Clark ka zhvilluar takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Kosova e meriton të jetë në NATO dhe BE.

Tv Klan