Trepça është pronë e Serbisë dhe Beogradi nuk do të lejojë askënd të luajë me pasurinë serbe, ka thënë Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ditën e sotme.

“E pyes Mustafën se si e ka menduar që t’i tërheqë mineralet nën Serbinë qendrore nga gropa e Trepçës, atje punojnë mijëra minatorë serbë nga veriu i Kosovës”.

Ai tha se u janë ofruar dy vende përfaqësuesëve serbë në Kosovë në Komisionin për hartimin e ligjit për Trepçën, ndonëse ata nuk do të kenë të drejtën e vetos dhe të drejtën për të ndaluar atë vendim, edhe pse është krejtësisht e qartë se Serbia dhe institucionet serbe janë pronarët e Trepçës, raporton Klan Kosova./tvklan.al