Prej 7 vitesh në fuqi, gratë të pambrojtura nga dhunuesit

Ka shtatë vjet që në Kosovë ekziston ligji për Mbikqyrjen Elektronike nga ana e Policisë së Kosovë.

Mungesa e zbatimit të tij ka bërë që të pandehurit t’u afrohen viktimave edhe në rastet kur ato kanë pasur urdhër mbrojtës nga Gjykata.

Nuk është vetëm rasti i Hamide Magashit që u vra të mërkurën nga ish-bashkëshorti e që kishte urdhër-mbrojtje nga policia. Janë edhe shumë raste të tjera ku burrat kanë vrarë gratë e tyre e që kanë pasur dosje në polici, ai i Lirije Qerimajt, Marigona Osmanit e shumë të tjera.

Sipas ekspertëve nëse Policia e Kosovës do ta zbatonte Ligjin për Mbikëqyrjen Elektronike, i cili ka hyrë në fuqi që 7 vjet, vrasja që ndodhi të mërkurën në QKUK do të mund të shmangej.

Përgjegjës për këtë i bënë institucionet e sigurisë duke nisur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Policia e Kosovës  e as nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk janë përgjigjur deri në pyetjen nëse është zbatuar deri më tani ky ligj dhe nëse janë hapur ndonjëherë tender për t’i siguruar pajisjet që mundësojnë zbatimin e ligjit.

Tv Klan