Kosovë/ Mbikëqyrja elektronike, ligji dështoi
Prej 7 vitesh në fuqi, gratë të pambrojtura nga dhunuesit
Ka shtatë vjet që në Kosovë ekziston ligji për Mbikqyrjen Elektronike nga ana e Policisë së Kosovë.
Mungesa e zbatimit të tij ka bërë që të pandehurit t’u afrohen viktimave edhe në rastet kur ato kanë pasur urdhër mbrojtës nga Gjykata.
Nuk është vetëm rasti i Hamide Magashit që u vra të mërkurën nga ish-bashkëshorti e që kishte urdhër-mbrojtje nga policia. Janë edhe shumë raste të tjera ku burrat kanë vrarë gratë e tyre e që kanë pasur dosje në polici, ai i Lirije Qerimajt, Marigona Osmanit e shumë të tjera.
Sipas ekspertëve nëse Policia e Kosovës do ta zbatonte Ligjin për Mbikëqyrjen Elektronike, i cili ka hyrë në fuqi që 7 vjet, vrasja që ndodhi të mërkurën në QKUK do të mund të shmangej.
Përgjegjës për këtë i bënë institucionet e sigurisë duke nisur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga Policia e Kosovës e as nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk janë përgjigjur deri në pyetjen nëse është zbatuar deri më tani ky ligj dhe nëse janë hapur ndonjëherë tender për t’i siguruar pajisjet që mundësojnë zbatimin e ligjit.
Tv Klan