Në Kosovë nuk po respektohet armëpushimi i vendosur mes shqiptarëve dhe serbëve. Sipas burimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, policia dhe civilët serbë të armatosur, kanë shtënë me armë zjarri madje dhe me mitraloz të rëndë në zonën e Mitrovicës dhe në fshatrat Frashëri i Madh dhe Frashëri i Vogël dhe Suhanovë.

Që në orët e para të mëngjesit serbët po mbajnë të bllokuar rrugën Lipjan-Prishtinë. Udhëtarët e dy autobuzëve që ishin nisur nga Prizreni u ndaluan nga policia serbe në hyrje të Prishtinës. Civilë serbë të armatosur kanë dalë në rrugë dhe po ndalojnë e keqtrajtojnë të gjithë kalimtarët të cilët nga qytete të ndryshme po vijnë në Prishtinë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame