Sot në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të disktutohet për gjendjen mjedisore në Kosovë rreth ndotjes së ajrit.

Ky takim mbahet pas kërkesës së deputetes Besa Gaxherri e cila në cilësinë e nënkryetares së komisionit  ka kërkuar në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së të raportojnë urgjentisht institucionet  përgjegjëse për cilësinë e ajrit.

“Sot në ora 12:00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të raportojnë  ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtori i KEK-ut, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, përfaqësuesit e  Inspektoratit  të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”

./Klan Kosova./KlanKosova