“Rritje e inflacionit e çmimit të energjisë, largim masiv i mjekëve”

Largimi i mjekëve, inflacioni shumë i lartë dhe ndërprerja e investimeve kapitale, cilësohen disa nga dështimet e opozitës ndaj qeverisjes 2-vjeçare të Albin Kurtit.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehen se në këto dy vite ka pasur degradim dhe mos zhvillim ekonomik, ndërsa shtojnë se po mbizotëron inflacioni i lartë dhe qytetarët do të përballen me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Kanë ardhur në pushtet me parimin se nuk do të ketë nepotizëm tani po e shohim se shumica e institucioneve janë kapur nga VV-ja. Kanë ardhur në pushtet se do të lirohet energjia, ndërsa tani kemi 100 për qind shtrenjtim të energjisë. Ka rritje të produkteve bazike mbi 50 për qind”, thotë deputetja e LDK-së Rezarta Krasniqi.

Kur jemi tek shëndetësia mund të themi që ka pasur degradim të këtij sektori. Shëndetësia jonë gjatë këtyre dy viteve është përballur edhe më mungesa më të mëdha të barnave. Vetëm në vitin 2022 janë më shumë se 1000 profesionistë  shëndetësor që kanë braktisur Kosovën”, shprehet deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu.

Dështim tjetër sipas opozitës është edhe mos sigurimi njohjeve të reja të Kosovës si shtet i pavarur, ku ka pasur një stopim të këtij procesit.

Tv Klan