Kosovë, pronarët e bareve kërkojnë ndihmë

Kosovë, pronarët e bareve kërkojnë ndihmë

17:20 16/05/2020

Shoqata e gastronomëve kërkon subvencionim nga shteti

Pronarët e kafeneve në Prishtinë, me t’u lajmëruar rasti i parë me Covid-19, një nga një, filluan njoftimin nëpër rrjete sociale se do të mbyllin lokalet, ende pa marrë vendim qeveria për një gjë të tillë.

Por tani kërkojnë nga shteti që t’i ndihmojë në rimëkëmbjen e këtij sektori pasi vlerësojnë se gastronomia është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19.

Petrit Kllokoqi, i cili është kryetari i kësaj shoqate, thotë se gastronomia ka qenë sektori i parë që është mbyllur dhe i fundit që do të hapet.

E konsideron të nevojshme që shteti të ndihmojë këtë sektor në vazhdim të subvencionimit të pagave, mbulimit të qirave, si dhe me vazhdim të shtyrjes së kredive.

Ata kërkojnë gjithashtu të jenë pjesë e grupeve punuese në hartimin e strategjive se si do të funksionojnë këto biznese. Në Ministrinë e Financave nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara nëse do t’i marrin parasysh kërkesat e kësaj shoqate.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo