Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një protestë para ministrisë së Shëndetësisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Arben Vitia.

Disa nga anëtarët e kësaj force politike, kanë shkruan para ministrisë së Shëndetësisë dhe kanë lënë aty një vaksinë gjigande në të cilën shkruan dorëheqje.

Largimi i Arben Vitisë është kërkuar pasi PSD e akuzon për dështimin e fushatës për blerjen e vaksinave kundër Covid-19.

Numri i vaksinave që qeveria e Kosovës ka blerë është ZERO . Pra bash asnjë vaksinë nuk e kemi të blerë . Prandaj, sot po ia japim ministrit Vitia, apo Dr. Hipokritit dozën e parë të vaksinës me ilaçin e dorëheqjes.

Kanë thënë që pandeminë e kanë prioritet mbi prioritete dhe që deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 % e popullsisë. Sot jemi dëshmitarë që as vaksinat e falura nuk kanë mundur t’i menaxhojnë si duhet“, u shpreh një anëtarë i PSD, Nol Nushi./tvklan.al