Dy persona kanë sulmuar me vezë, deputetin e lëvizjes “Vetëvendosja”, Albin Kurti Ngjarja ka ndodhur ndërsa ky i fundit po hynte në ambientet e Kuvend. Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka mundur të ndalojë autorët, ndërsa sipas mediave kosovare, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si provokim të policisë sulmin ndaj Kurtit.

Vetëvendosja ka thënë se dy persona që kanë goditur me vezë deputetin dhe kanë qenë me veshje civile dhe po qëndronin me pjesëtarë të Policisë.

Policia  e Kosovës informoi se personi që gjuajti me vezë Kurtin, wshtw arrestuar rreth orës 09:40 dhe është shtetasi me inicialet (S.SH).

Media kosovare raportojonë se pak orë para fillimi të seancës së sotme plenare, policia ka shtuar masat e sigurisë duke blinduar hyrjen e Kuvendit, kjo dhe për shkak se Opozita ka paralajmëruara për protesta në shesh, nëse partitë në pushtet do të provojnë të zgjedhin kandidatin e vetëm për këtë post, Hashim Thaci./tvklan.al